TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës iu ka bërë thirrje informatorëve në Krime që të japin detaje të lëvizjeve të forcave ruse.
Njësia e Inteligjencës së Mbrojtjes tha në kanalin e saj Telegram se donte që banorët e Krimesë të jepnin lokacionin e saktë të pikave të vendosjes dhe adresat e banimit të forcave pushtuese si dhe detaje se ku jetonin oficerët e lartë. .
Gjithashtu u kërkoi njerëzve që të siguronin “vendndodhjet dhe rrugët e lëvizjes së pajisjeve ushtarake” dhe “të dhëna të sakta të bashkëpunëtorëve vendas që kaluan në anën e armikut”. Ukraina nuk ka pranuar asnjë sulm ndaj vendndodhjeve dhe pajisjeve ushtarake ruse në Krime.