BOTA, 8 Prill 2023, 20:31

Ukraina bën bilancin: Kemi vrarë rreth 177 mijë trupa ruse që nga nisja e luftës dhe kemi shkatërruar mbi 3600 tanke

Ukraina bën bilancin: Kemi vrarë rreth 177 mijë trupa ruse

Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave Ukraina pretendon se 177,680 trupa ruse janë vrarë që nga nisja e konfliktit.

Gjithashtu sipas të dhënave nga zyrtarët ukrainas, janë edhe 7,020 automjete të blinduara luftarake që janë shkatërruar.

Pajisjet e tjera ushtarake që janë shkatërruar sipas Ukrainës, përfshijnë 3636 tanke dhe 2727 mjete artilerie.

Kujtojmë se pushtimi rus i Ukrainës ka nisur që në 24 shkurt të vitit të kaluar, ku mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën si pasojë e agresionit të pajustifikuar rus.