BOTA, 8 Prill 2023, 18:04

"Jeta e tij është në rrezik", tregtari armëve i ofron Trumpit azil politik në Rusi, ja oferta

"Jeta e tij është në rrezik", tregtari armëve i

Tregtari rus i armëve Viktor Bout i cilësuar dhe "tregtari i vdekjes" ka kërkuar Donald Trump që të kërkojë strehim në Rusi, duke i thënë atij se "jeta e tij është në rrezik" pasi ai u bë ish-presidenti i parë i SHBA që përballet me akuza penale.

Në një deklaratë, të ndarë nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, Bout, i cili njihet edhe si "Tregtari i vdekjes", tha se i kishte dërguar një mesazh Telegram ish-presidentit.

“Para së gjithash, unë konsideroj se jeta e tij është në rrezik dhe se procesi ligjor që ka filluar tani në Nju Jork nuk do të përfundojë vetëm me dënimin dhe ndalimin e Donald Trump nga zgjedhjet”, tha ai.

“Me shumë gjasa ai thjesht do të eliminohet atje. Prandaj, mendoj se është në interesin e të gjithë njerëzimit dhe kryesisht të popullit amerikan që të ftojë Donald Trump këtu, në Rusi, për t'i dhënë atij siguri dhe mbrojtje këtu."

Bout u lirua nga burgu në SHBA vitin e kaluar pas 14 vitesh për tregti të paligjshme armësh dhe u shkëmbye me yllin e WNBA, Brittney Griner.

Që atëherë ai i është bashkuar Partisë ultranacionaliste Liberale Demokratike të Rusisë.

Partia ka qenë kryesisht mbështetëse për Kremlinin, pavarësisht se ka ofruar kundërshtim simbolik ndaj bllokut në pushtet Rusia e Bashkuar.