BOTA, 17 Gusht 2025, 20:46

Liderët evropianë, Zelensky dhe Trump nesër në Uashington, si pritet të ndahen takimet në Shtëpinë e Bardhë

Liderët evropianë, Zelensky dhe Trump nesër në Uashington,

Mbledhja e madhe e udhëheqësve evropianë që do të mbahet nesër në Shtëpinë e Bardhë do të ndahet në disa pjesë, sipas CNN.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të takohen fillimisht individualisht me delegacionet e tyre.

Pastaj, ata pritet të bashkohen me një sesion më të madh në grup dhe potencialisht një drekë me udhëheqësit e tjerë evropianë që do të vijnë në Uashington.

Temat që pritet të diskutohen janë kërkesat e Rusisë për koncesionet e tokës dhe konturet e garancive të sigurisë për Ukrainën, përfshirë mënyrën se si do të përfshihen SHBA-të.