BOTA, 1 Qershor 2022, 19:16

Turqia kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, NATO thërret mbledhjen urgjente

Turqia kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe

NATO do të mbajë një takim lidhur me kundërshtimin e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën e Atlantikut Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se do të thërrasë një takim në Bruksel në ditët në vijim me zyrtarë të lartë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia për të diskutuar kundërshtimin e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë.

“Jam në kontakt të ngushtë me presidentin Erdogan të Turqisë dhe me liderët e Finlandës dhe Suedisë”, tha Stoltenberg në një konferencë për mediat në Uashington me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken.

Blinken shtoi se ka një “konsensus të fortë brenda NATO-s, gjerësisht, për të mbështetur pranimin e shpejtë të Suedisë dhe Finlandës në aleancë” dhe ai ishte i bindur se kjo do të ndodhte.