BOTA, 1 Qershor 2022, 12:22

Si mund të përfundojë lufta në Ukrainë? Biden: Nuk do t’i bëjë presion Kievit të dorëzojë territoret në lindje

Si mund të përfundojë lufta në Ukrainë? Biden: Nuk do

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se nuk do të bëjë presion ndaj Ukrainës që të dorëzojë territoret në Lindje të vendit për t’i dhënë fund luftës.

Gjatë një eseje të publikuar në New York Times, ku analizoheshin çështje të ndryshme nga konflikti, Biden u ndal dhe tek një parashikim se si mund të përfundonte lufta.

Pjesa e gjerë mbulonte çështje të ndryshme nga konflikti – duke përfshirë mënyrën se si mund të përfundonte.

Biden këmbënguli në fund të esesë së tij se nuk do t’i sugjeronte Kievit që të dorëzonte territorin në Lindje në mënyrë që t’i jepte fund luftës.

“Unë nuk do t’i bëj presion qeverisë ukrainase – privatisht ose publike – për të bërë ndonjë lëshim territorial. Do të ishte e gabuar dhe në kundërshtim me parimet e vendosura mirë për ta bërë këtë”, shkruan Biden.

Udhëheqësit evropianë kanë qenë të ndarë në mënyrën si të angazhohen në lidhje me Presidentin Putin.

Liderët e Francës dhe Gjermanisë, zhvilluan një telefonatë 80-minutëshe me liderin rus, duke marrë kritika nga vendet e Evropës Lindore.

Kjo ka çuar gjithashtu në dyshime se disa vende po shtyjnë që Ukraina të dorëzojë territorin e saj, thonë analistët.