TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Moskën në lidhje me sulmin ndaj fabrikës kimike Severodonetsk, duke e quajtur aksionin një çmenduri.
BBC shkruan se trupat ruse goditën një fabrikë kimike në përpjekje për të pushtuar qytetin kyç lindor.
Forcat ruse goditën rezervuarin e acidit nitrik në Severodonetsk, ndërkohë që guvernatori lokal paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë brenda.
Në fjalimin e tij gjatë natës, Zelensky tha: “Duke pasur parasysh praninë e prodhimit kimik në shkallë të gjerë në Severodonetsk, sulmet e ushtrisë ruse atje, duke përfshirë bombardimet ajrore janë thjesht çmenduri”.
Beteja për Severodonetsk është bërë më intensive ditët e fundit, ku janë regjistruar viktima si nga pala ukrainase ashtu edhe nga ajo ruse.