BOTA, 1 Qershor 2022, 10:34

Furnizimi i Ukrainës me raketa me rreze të gjatë, kërcënon Moska: Po rrezikoni një konfrontim të drejtpërdrejtë NATO-Rusi

Furnizimi i Ukrainës me raketa me rreze të gjatë,

Rusia ka thënë se vendimi i SHBA-së për të furnizuar Ukrainën me sisteme dhe municione të avancuara raketash do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis Moskës dhe NATO-s.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti se Moska e sheh paketën e ndihmës ushtarake amerikane me raketa me rreze të gjatë ndaj Kievit si “jashtëzakonisht negativisht”.

Armët, të kërkuara prej kohësh nga Ukraina, synojnë ta ndihmojnë atë të godasë forcat armike nga një distancë më e gjatë.

Deri më tani, SHBA-ja kishte refuzuar të furnizonte artilerinë me rreze të gjatë, mes frikës se mund të nxiste një konflikt midis NATO-s dhe Rusisë.

Por, Biden tha se ndihma vdekjeprurëse do të forconte pozicionin negociator të Kievit kundër Rusisë dhe do të bënte akoma më të mundshme një zgjidhje diplomatike.

Presidenti i Ukrainës Zelensky deklaroi nga ana tjetër se vendi i tij “nuk ka ndërmend të sulmojë Rusinë”.