BOTA, 28 Shtator 2025, 21:30

Trump reagon për masakrën në kishë: Sulm i synuar ndaj të krishterëve, epidemia e dhunës duhet të marrë fund

Trump reagon për masakrën në kishë: Sulm i synuar ndaj

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dënoi sulmin ndaj Kishës së Jezu Krishtit në Grand Blanc të Michiganit, në një postim në Twitter, duke e përshkruar incidentin e përgjakshëm si një “sulm të synuar ndaj të krishterëve në Shtetet e Bashkuara”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi sulmin me armë ndaj besimtarëve gjatë meshës, që la një viktimë dhe 9 të plagosur si sulmin e radhës ndaj të krishterëve në Amerikë, duke dënuar "epideminë e dhunës" që po përhapet në vend.

“Jam informuar për sulmin e tmerrshëm të armatosur. FBI-ja mbërriti menjëherë në vendngjarje, do të udhëheqë Hetimin Federal dhe do t’u ofrojë mbështetje të plotë zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë. I dyshuari ka vdekur, por ka ende shumë për të mësuar”, tha Trump në një postim në Truth Social.

Trump reagon për masakrën në kishë: Sulm i synuar ndaj

“Ky duket të jetë një tjetër sulm i synuar kundër të krishterëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, vuri në dukje ai.

Trump u bëri thirrje ithtarëve të tij të luten “për viktimat dhe familjet e tyre”. “Kjo epidemi dhune në vendin tonë duhet të marrë fund menjëherë”, paralajmëroi ai.

Edhe Guvernatorja e Michiganit, Gretchen Whitmer reagoi duke dënuar këtë akt të tmerrshëm përmes një postimi në platformën ‘X’. "Zemra ime është e thyer për komunitetin e Grand Blanc. Dhuna kudo, veçanërisht në një vend adhurimi, është e papranueshme. Jam mirënjohëse për shërbimet e emergjencës që ndërhynë shpejt. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë dhe do të qëndrojmë pranë Kishës së Jezus Krishtit në Grand Blanc", shkroi Whitmer.