BOTA, 28 Shtator 2025, 18:05

Ngjarje e rëndë në SHBA, një person i armatosur hyn në kishën e Michiganit dhe i vë zjarrin

Ngjarje e rëndë në SHBA, një person i armatosur hyn në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Michigan të SHBA-ve. Një person i armatosur pushtoi i armatosur kishën mormone në Grand Blanc. Raportohet për numër të panjohur viktimash dhe hetimet janë në proces, teksa objektit të kultit iu vu edhe zjarri në rrethana ende të paqarta.

Ndërtesa është përfshirë nga flakët dhe raportet fillestare tregojnë për dëme të shumta.

Besohet se autori i krimit mbetet në vendngjarje dhe një operacion policor është duke u zhvilluar. Disa automjete zjarrfikëse janë afruar në vendngjarje dhe shumë forca policore që krijuan perimetrin e sigurisë.

Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, autori i krimit ka të ngjarë të jetë neutralizuar, ndërsa shumë të plagosur po transportohen me barela.