TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Danimarka do të ndalojë të gjitha fluturimet e dronëve civilë mbi territorin e saj gjatë javës së ardhshme, për të garantuar sigurinë gjatë Samitit të Bashkimit Evropian që do të mbahet në Kopenhagë. Lajmi u bë i ditur këtë të premte nga Ministria daneze e Transportit.
“Danimarka do të mirëpresë udhëheqësit evropianë javën e ardhshme dhe do t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë sigurisë. Prandaj, nga e hëna deri të premten, do të mbyllim hapësirën ajrore për të gjitha fluturimet e dronëve civilë,” thuhet në deklaratën e ministrisë.
Vendimi vjen pas disa incidenteve me fluturime të paautorizuara dronësh të panjohur në hapësirën ajrore daneze që nga data 22 shtator, të cilat çuan në mbylljen e përkohshme të disa aeroporteve. Autoritetet daneze kanë lënë të nënkuptohet se pas këtyre incidenteve mund të qëndrojë Rusia.