TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar sërish se do të përdorë forcën ushtarake ndaj Iranit, nëse Teherani nuk pranon të heqë dorë nga programi i tij bërthamor. Gjatë një deklarate për mediat, Trump theksoi se Izraeli do të jetë “lider” i çdo sulmi të mundshëm, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë “nëse është e nevojshme”.
Deklaratat u bënë pak ditë para bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe iranianë, të cilat pritet të zhvillohen këtë fundjavë në Oman. Trump tha se bisedimet do të jenë “të drejtpërdrejta”, ndonëse Irani i përshkroi ato si “të tërthorta”. Ai shtoi se nuk ka një afat të caktuar për përfundimin e tyre, por do të vendosë nëse duhet të ndërpriten nëse vëren se nuk po sjellin rezultat.
Trump theksoi: “Nëse përdorimi i forcës bëhet i nevojshëm, Izraeli do të jetë goxha i përfshirë, natyrisht.”
Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më të shqetësuara, pasi Irani duket më pranë se kurrë ndërtimit të një arme bërthamore. Ndërkohë, Teherani vazhdon të këmbëngulë se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore. Në vitin 2015, u arrit një marrëveshje ndërkombëtare për të kufizuar pasurimin e uraniumit nga Irani në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Por, Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2018, duke e cilësuar si “marrëveshjen më të keqe ndonjëherë”.