BOTA, 9 Prill 2025, 18:59

Bilanci tragjik/ Shkon në 113 numri i viktimave nga shembja e çatisë së një klubi nate, mes tyre dhe dy ish-basketbollistë

Bilanci tragjik/ Shkon në 113 numri i viktimave nga shembja e

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së çatisë së një klubi nate në Republikën Domenikane. Mes viktimave janë edhe dy ish-lojtarët e basketbollit të Major League.

Ndërkohë të paktën 155 persona kanë mbetur të plagosur.  Në klubin ikonë të natës ishim më shumë se 300 persona.

Çatia u shemb rreth orës 1:00, mëngjesin e së martës gjatë një shfaqjeje të artistit merengue Rubby Pérez dhe orkestrës së tij.

Nuk dihet ende shkaku që çoi shembjen e çatisë. Mëngjesin e kësaj të mërkure familjarët e personave të mbetur nën rrënoja u mblodhën në vendin ku u shënua ngjarja tragjike me shpresën që të afërmit e tyre të nxirren të gjallë.