BOTA, 9 Prill 2025, 18:14

Kundërpërgjigjja e Kinës për mallrat amerikane, Trump thirrje bizneseve: Ejani në SHBA tani, zero tarifa, miratime të menjëhershme

Kundërpërgjigjja e Kinës për mallrat amerikane, Trump

Pasi Kina njoftoi se po rrit tarifat për importet e produkteve amerikane në 84%, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje bizneseve të zhvendosin selitë e tyre në SHBA.

Në një postim në platformën “Truth Social”, presidenti amerikan e përshkroi situatën aktuale si “ideale” që kompanitë të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur kompaninë tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi ai.

Trump premtoi “zero tarifa”, lidhje direkte me rrjetet elektrike dhe miratime të shpejta, duke theksuar se nuk do të ketë vonesa për shkak të procedurave mjedisore.

“Mos prit, bëje TANI!” ka përfunduar postimin e tij.