BOTA, 9 Prill 2025, 19:46

"Pauzë 90-ditore"/ Trump ngrin tarifat e larta për dhjetëra vende, por ia rrit normën Kinës në 125%

"Pauzë 90-ditore"/ Trump ngrin tarifat e larta për

Presidenti amerikan Donald Trump shpall “pauzë 90-ditore” dhe tarifa më të ulëta reciproke.

Trump konfirmon në një postim në rrjetet sociale se po autorizon një "Pauzë 90 ditore dhe një tarifë reciproke të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, gjithashtu në fuqi menjëherë".

Pauza vlen për më shumë se 75 vende që, siç tha ai, u janë drejtuar agjencive përkatëse amerikane (Departamentet e Tregtisë, Thesarit dhe Përfaqësuesi i Tregtisë) duke kërkuar dialog për çështje të tilla si barrierat tregtare, politika monetare dhe tarifat jomonetare.

Presidenti amerikan njoftoi rritjen e menjëhershme të tarifave për importet kineze në shkallën jashtëzakonisht të lartë prej 125%.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump foli për mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, duke denoncuar në mënyrë indirekte praktikat shfrytëzuese kundër Shteteve të Bashkuara.

“Në një moment ​​shpresoj në të ardhmen e afërt Kina do të kuptojë se kohët që ka vjedhur nga SHBA dhe vendet e tjera nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme”, tha Trump.