BOTA, 6 Qershor 2023, 19:50

Finlanda dëbon 9 diplomatë rusë, ja për çfarë akuzohen

Finlanda dëbon 9 diplomatë rusë, ja për

Finlanda ka vendosur që të dëbojë 9  diplomatë rusë nga Ambasada ruse në Helsinki. Shkak për këtë është bërë akuza ndaj tyre  se punojnë në misione të inteligjencës.

“Veprimet e tyre janë në kundërshtim me konventën e Vjenës për raportet diplomatike”, tha zyra e presidentit të Finlandës, duke shtuar se ambasadori rus është informuar për dëbimin e diplomatëve.

Vendimi është marrë pas takimit të presidentit finlandez, Sauli Niinisto dhe komitetit ministror të shtetit për politikë të jashtme dhe siguri.