TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Berlin, ku një fermë luleshtrydhesh është përfshirë nga flakët. Për pasojë u plagosën 10 persona. Zjarri ra në “Fshatin i luleshtrydheve Karl”, që pret çdo ditë vizitorë dhe kryesisht fëmijë, zjarri ka rënë në hambar për arsye ende të paqarta, ndërsa ambientet kanë qenë plot me vizitorë.
Sipas zjarrfikësve, nëntë persona janë dërguar në spital me probleme në frymëmarrje për shkak të tymrave, ndërsa një zjarrfikës ka mbetur i plagosur gjatë operacionit të shuarjes.
Kreu i operacionit, Robert Dahl, tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se dëmet ishin të kufizuara dhe siguroi se fshati do të jetë sërish i hapur për vizitorët nesër. “Fshati i luleshtrydheve” është një destinacion jashtëzakonisht popullor për familjet, duke ofruar një sërë aktivitetesh me temë luleshtrydhet dhe duke pritur më shumë se një milion vizitorë në vit.
-View this post on Instagram