BOTA, 9 Korrik 2022, 19:10

Tre shqiptarë dënohen me 57 vite burg për rrëmbimin dhe përdhunimin e një vajze në Britani

Tre shqiptarë dënohen me 57 vite burg për rrëmbimin dhe

Tre burra me origjinë shqiptare janë dënuar nga gjykata në Mbretërinë e Bashkuar, për rrëmbimin dhe përdhunimin e një vajze 23 vjeçare. 

Bëhet fjalë për shtetasit, Vullnet Haka, Gemti Hyka dhe Ibrahim Bezati. Fillimisht ka qenë Gemti Hyka që e kanë shënjestuar të renë në një klub dhe më pas e ka çuar në një banesë, ku me dy bashkëpunëtorët e tij, e kanë përdhunuar. 

23 vjeçarja tregoi detaje nga ngjarja e rëndë dhe deklaroi se ishte marrë pa dëshirën e saj nga të pandehurit dhe ishte abuzuar seksualisht. 

Hyka u dënua me 26 vite burg për rrëmbim, burgosje të rreme dhe dy akuza për përdhunim. 

Ai i mohoi akuzat duke deklaruar se 23 vjeçarja ka kryer marrëdhënie seksuale me vullnetin e saj edhe pse ishte në gjendje të dehur. 

Vullnet Haka u dënua me 14 vite burg dhe Ibrahim Bezati me 17 vite burg.