BOTA, 9 Korrik 2022, 09:26

Linjat e telefonit celular në kolaps, ndërpritet masivisht shërbimi i internetit, ç’po ndodh në Kanada? Njerëzit dynden në lokale

Linjat e telefonit celular në kolaps, ndërpritet masivisht

Kompania më e madhe e telekomunikacionit dhe internetit në Kanada ka pësuar një kolaps të madh, çka ka bërë që shërbime esenciale në vend të kenë probleme dhe të mos ofrojnë dot shërbime.

Qytetarët nuk po mund të tërheqin dot para përmes bankomateve dhe linjat e shërbimit të urgjencës janë të goditura po ashtu.

Edhe shërbimet e qeverisë janë goditur gjithashtu nga problemet e Rogers Communications.

Kompania thotë se po punon me shpejtësi për të zgjidhur problemin mbarëkombëtar.

“Ne e dimë se sa e rëndësishme është që klientët tanë të qëndrojnë të lidhur”, tha kompania në një deklaratë.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi kolapsin, e ky problem është i dyti në 15 muaj.

Departamenti i policisë së Torontos shkroi në Twitter se disa përdorues të telefonave celularë kishin probleme për t’u lidhur me shërbimet e urgjencës, pavarësisht se ajo ishte “plotësisht funksionale”.

Policia në Otava shkroi në Twitter: “Nëse telefonata juaj dështon, ju lutemi provoni përsëri, ose telefononi nga një telefon fiks ose celular me një kompani tjetër”.

Ndërprerjet kanë goditur gjithashtu zyrat e pasaportave, gjykatat dhe sistemet e pagesave të tranzitit.

Në provincën e Quebec, një gjykatë në Montreal vonoi një seancë gjyqësore për manjatin e ë modës Peter Nygard pasi zyrtarët e burgut nuk ishin në gjendje ta lidhnin me gjyqin përmes një sistemi videokonferencash.

Në zonat urbane, njerëzit janë dyndur në kafene dhe vende me ëi-Fi funksional.
“Ka mijëra njerëz këtu me laptopët e tyre që punojnë, njësoj si në shtëpi, sepse nuk kanë asnjë shërbim në shtëpi,” i tha Reuters një klient i Starbucks në Toronto.

Të premten pasdite, nënkryetari i Rogers i tha CBC se kompania ishte ende duke punuar për të identifikuar “shkakun”.

Ky është ndërprerja e dytë e madhe që prek Rogers në pak më shumë se një vit.