BOTA, 9 Korrik 2022, 18:53

Sri Lanka/ Protestuesit i vendosin flakën rezidencës private të kryeministrit

Sri Lanka/ Protestuesit i vendosin flakën rezidencës private të

Protestuesit kanë hyrë në rezidencën private të kryeministrit të Sri Lankës Ranil Wickremesinghe dhe i kanë vënë flakën.

Sipas zyrës së kryeministrit, Wickremesinghe nuk ishte në rezidencë në kohën kur protestuesit mësynë në portën e ndërtesës. Ai ishte zhvendosur më parë në një vend më të sigurt.

Në një video e cila po qarkullon në internet tregon se si rezidenca u përfshi nga flakët ndërsa turmat u mblodhën në vendngjarje.

Rezidenca private në Fifth Lane në kryeqytetin Colombo është vendi ku banon kryeministri dhe familja e tij dhe është e ndarë nga rezidenca zyrtare, e quajtur Pemët e Tempullit.

Wickremesinghe më herët tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe t’i hapte rrugën një qeverie të gjitha partive për të marrë përsipër.