TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra protestues në qytetin Colombo të Sri Lankës kanë sulmuar rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa dhe kanë zaptuar zyrat e tij. Qytetarët kanë marshuar në rrugë në protesta dhe thirrjet që kreu i shtetit të japë dorëheqjen janë në rritje.
Kjo vjen në një kohë që vendi vazhdon të përballet me krizën më të keqe ekonomike që nga pavarësia si shtet.
Një protestë e madhe antiqeveritare që kërkonte dorëheqjen e Presidentit Gotabaya Rajapaksa u organizua të shtunën, në të cilën morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, pavarësisht mungesës së vazhdueshme të karburantit që e ka bërë të vështirë udhëtimin dhe jetën e njerëzve në Sri Lanka.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë kundër turmave në disa vende dhe është raportuar edhe për të shtëna me armë në ajër me qëllim që protestuesit të shpërndaheshin.
Por turma u zhvendos drejt rezidencës zyrtare të presidentit, barrikadat u shkatërruan dhe ata hynë në pallat, shumë prej të cilëve mbanin flamuj të Sri Lankës dhe duke thirrur me zë të lartë kundër presidentit.
Siç raporton BBC, në pamjet e filmuara nga këto momente, janë parë skena gëzimi të protestuesve, ku disa prej tyre u shtrinë në shtretërit e pallatit dhe dhjetëra të tjerë u hodhën në pishinë dhe u shtrinë në oborr.
Të paktën 20 persona, përfshirë oficerë policie, u plagosën dhe u shtruan në spital në protestat e së shtunës.
Sri Lanka po vazhdon të luftojë përmes një krize shkatërruese në të cilën ekonomia është rrënuar plotësisht dhe qeveria nuk është në gjendje të përballojë importin e ushqimeve, karburanteve dhe ilaçeve.
Të gjitha shitjet e benzinës janë pezulluar, shkollat janë mbyllur dhe procedurat mjekësore dhe operacionet po vonohen ose anulohen për shkak të mungesës së barnave dhe pajisjeve.
OKB-ja kohët e fundit paralajmëroi se vendi po përballet me një krizë humanitare.
Inflacioni ka arritur rekord prej 54.6% dhe çmimet e ushqimeve janë rritur pesëfish, që do të thotë se dy të tretat e vendit nuk kanë çfarë të hanë.