TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra protestues në Sri Lanka kanë mësyrë në rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa dhe kanë zaptuar zyrat e tij.
Qytetarët kanë marshuar në rrugë në protesta dhe thirrjet që kreu i shtetit të japë dorëheqjen janë në rritje.
Siç raporton BBC, në pamjet e filmuara nga momentet kur protestuesit hyjnë në shtëpinë e Presidentit, janë parë skena gëzimi të protestuesve.
Disa prej tyre u hodhën mbi shtretërit e rezidencës dhe dhjetëra të tjerë u hodhën në pishinë dhe u shtrinë në oborr.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes, Rajapaksa ishte zhvendosur nga shtëpia të premten dhe ishte marrë në mbrojtje ushtarake për shkak të shqetësimeve se protesta e planifikuar mund të përshkallëzohej.
Vendndodhja e tij ishte e panjohur të shtunën dhe disa raporte thonë se ai po largohet nga vendi.