TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Garda Revolucionare e Iranit ka sekuestruar një anije cisternë nafte amerikane në Gjirin e Omanit. Lajmi konfirmohet nga marina e SHBA-së.
Marina ka identifikuar se mjeti i kapur është Advantage Sëeet, pasi anija dërgoi një sinjal në orën 13:15, ndërsa ishte në ujërat ndërkombëtare. Anija ishte nisur nga Kuvajti dhe vendndodhja e tij e fundit ishte në veri të kryeqytetit të Omanit, Muscat, të enjten pasdite.
Raportohet se destinacioni përfundimtar i anijes ishte Houston, Teksas, ndërsa anija është mjeti i pestë që Irani ka sekuestruar në mënyrë të paligjshme në dy vitet e fundit.
Në një deklaratë, marina amerikane tha: “Veprimet e Iranit janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe prishin sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Qeveria iraniane duhet të lirojë menjëherë cisternën e naftës.