TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një katastroftë natyrore me përmasa të mëdha ka ndodhur në Meksikë. Përmbytjet të cilat më pas shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut, kanë sjellë si pasojë 27 viktima dhe dhjetëra të humbur. Moti i keq dhe vërshimet kanë sjellë shembjen e shumë banesave dhe urave.
Reshjet e dendura të shiut bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati. Hidalgo në Meksikën lindore ishte një nga zonat më të prekura, me 16 vdekje të raportuara. Mediat e huaja raportuan se mijëra shtëpi janë dëmtuar dhe shkatërruar, ndërsa shumë rrugë kryesore janë bllokuar. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, tha se qeveria ka vendosur 5,400 punonjës për të ndihmuar komunitetet, për të pastruar rrugët dhe për të shpërndarë ndihma.
"Po punojmë për të mbështetur popullsinë, për të hapur rrugët dhe për të rivendosur shërbimin elektrik", shkroi Sheinbaum në mediat sociale.
Përveç kësaj, 3,300 trupa detare po ndihmojnë me evakuimet, si dhe me pastrimin e pasojave të përmbytjeve.
Në Puebla, guvernatori i shtetit Alejandro Armenta tha se të paktën nëntë persona kishin vdekur, ndërsa pesë të tjerë ishin raportuar të zhdukur. Rreth 80,000 persona janë prekur nga moti vetëm në Puebla, tha qeveria e shtetit.
"Askush nuk ishte i përgatitur për këtë. Përmbytja arriti një lartësi prej një metri e gjysmë. Gjithçka u përmbyt, dhoma e ngrënies dhe i gjithë restoranti, kuzhina, banjo, dhoma e lojërave, zona private. Gjithçka është në gjendje të tmerrshme,” tha një banor.