BOTA, 5 Qershor 2023, 18:31

Tentoi të shpëtonte gruan nga dhuna e të dashurit në mes të kafenesë, 29-vjeçari humb... veshin

Tentoi të shpëtonte gruan nga dhuna e të dashurit në mes

Ndonjëherë situata nuk shkon siç e parashikon... siç ka ndodhur edhe në rastin e një 29-vjeçar turk, i cili po përpiqej të ndihmonte një grua që po dhunohej nga i dashuri në një kafene në Stamboll.

E  ndërsa ndërhyri për të shpëtuar gruan, partneri i kësaj të fundit e ka kafshuar atë në vesh, duke i këputur një pjesë.

Pas ngjarjes 29-vjeçari turk ka hedhur në gjyq burrin ‘dhunues’, me akuzën se e ka lënë me plagë në trup përgjithmonë.

Danyal Tolgahan Alparslan ka pranuar se i kafshoi veshin Eyp Celik, por pretendon se e bëri për vetëmbrojtje.

Ai tha: Ne ishim ulur në kafe me të dashurën time në momentin e ngjarjes dhe mes nesh pati një debat. Ne u larguam pak nga kafeneja që të mos shqetësonim njerëzit në kafene. Ne vazhduam të debatonim verbalisht, ndërsa Eyup Celik, të cilin nuk e njihja më parë, po na shikonte me akullore në dorë.

Alparslan tha se ai u përball me Celik, duke e pyetur nëse diçka nuk shkonte, përpara se të shpërthente sherri.

“Më tha ‘mos më ngatërro me vajzën pranë’ dhe më shtyu duke më mbajtur gjoksin. Gjatë përleshjes mu gris këmisha dhe kemi rënë të dy përtokë. Ai filloi të më shtypte fytyrën me kokën e tij, kështu që unë e kafshova për ta hequr qafe”, tha Alparslan.

Alparslan tha se më vonë e kuptoi se i kishte kafshuar veshin.

Që atëherë të dyja palët kanë paraqitur ankesa kundër njëra-tjetrës, një padi u ngrit kundër Eyup Celik për plagosje të thjeshtë e ndjekur nga një kundërpadi kundër Alpaslan Seyrek për “dëmtim me një mbresë të përhershme në fytyrë”. Rasti është në proces dhe hetime të mëtejshme po kryhen.