BOTA, 5 Qershor 2023, 17:54

Doli për shëtitje me të birin, aksidentohet me biçikletë kryeministri i Belgjikës

Doli për shëtitje me të birin, aksidentohet me

Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo ka pësuar një aksident me biçikletë, por sipas mediave të huaja, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

De Croo goditi kokën dhe humbi ndjenjat kur u rrëzua nga biçikleta ndërsa doli për një xhiro me djalin e tij.

Aksidenti ndodhi disa qindra metra larg shtëpisë së tij në Brakel në Flanders Lindore. De Croo duket se shumë shpejt do të mund të kthehet në banesë, pas trajtimit mjekësor që mori.