BOTA, 9 Prill 2022, 20:44

Takimi Johnson- Zelensky/ Britania e Madhe zotohet të ndihmojë Ukrainën

Takimi Johnson- Zelensky/ Britania e Madhe zotohet të ndihmojë

Pas vizitës së kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson në Kiev, Londra zyrtare do ta mbështesë Ukrainën me 500 milionë dollarësh si huadhënie e Bankës Botërore  duke e çuar garancinë totale të kredisë në 1 miliard dollarë, thuhet në një deklaratë të Downing Street.

Mbretëria e Bashkuar do të lehtësojë gjithashtu tarifat për shumicën e importeve nga Ukraina për t’i dhënë frymëmarrje tregtisë. Kështu përveç 120 automjeteve të blinduara dhe sistemeve të reja raketore kundër anijeve që Britania e Madhe do t’i ofrojë Ukrainës, ndihma shtesë parashikon edhe pajisjet ushtarake të shkallës së lartë prej 100 milionë paundësh.

Takimi Johnson- Zelensky/ Britania e Madhe zotohet të ndihmojë

Në një deklaratë të lëshuar pas vizitës, Johnson Downing Street vlerësoi “udhëheqjen e vendosur të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe heroizmin dhe guximin e pathyeshëm të popullit ukrainas” për pengimin e “qëllimeve monstruoze” të presidentit rus Vladimir Putin.

“Ukraina ka sfiduar shanset dhe ka shtyrë forcat ruse nga portat e Kievit, duke bërë arritjen më të madhe të armëve të shekullit të 21-të”, tha Johnson.

“E bëra të qartë sot se Mbretëria e Bashkuar qëndron pa u lëkundur me ta në këtë luftë të vazhdueshme dhe ne jemi në të për një afat të gjatë”.