BOTA, 8 Prill 2022, 21:51

Rusët ndryshojnë komandën e trupës që lufton në Ukrainë, ushtria i besohet gjeneralit që drejtoi operacionet në Siri

Rusët ndryshojnë komandën e trupës që lufton në

Pas dështimit në Ukrainë, duket se ushtria ruse ka riorganizuar komandën e operacioneve të saj. Raportohet se komanda e forcave ruse u mor nga një gjeneral me përvojë, i cili kaloi shumë kohë në fushën e betejës në Siri, tha një zyrtar perëndimor, siç raporton BBC.

Gjegjësisht, forcat ruse që sulmuan Ukrainën më 24 shkurt ishin të organizuara veçmas dhe morën urdhra nga rajonet nga vinin, tha zyrtari.

“Kjo është arsyeja pse ne pamë një koordinim shumë të dobët të forcave ruse”, tha zyrtari, duke shtuar se forcat ruse nuk ishin të trajnuar për të funksionuar në atë mënyrë. Komanda e të gjitha forcave ruse në Ukrainë tani do të merret nga komandanti i Qarkut Ushtarak Jugor Rus, tha zyrtari, duke shtuar se ishte gjenerali Alexander Dvornikov.

“Ky komandant ka shumë përvojë në operacionet ruse në Siri. Prandaj, ne presim që komanda dhe kontrolli të përmirësohen”, tha zyrtari.

Sipas shërbimeve perëndimore, Rusia ka pak më pak se 100 batalione të aftë për të kryer operacione, por ato ende nuk janë formuar pas rigrupimit.