BOTA, 8 Prill 2022, 19:30

Bucha jo e vetmja, zbulohet një tjetër masakër ruse në Ukrainë. Kryebashkiaku: Gjenden 132 civilë në një varrezë masive!

Bucha jo e vetmja, zbulohet një tjetër masakër ruse në

Një tjetër masakër si ajo në Bucha është evidentuar në Makarov, në afërsi të Kievit.

Kryetari i Bashkisë atje, Vadym Tokar, ka thënë se ka gjetur 132 trupa civilësh brenda një varri masiv. Ata besohet se janë vrarë nga ekzekutimet armike, të cilët kanë mësyrë dhunshëm në këto zona.

Kryebashkiaku ka thënë po ashtu se gjysma e qytetit është shkatërruar plotësisht.

Disa ditë më parë u publikuan detaje nga masakra e Bucha, ku u gjetën në varre masive trupat e 400 civilëve.

Pamjet brutale u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale dhe u dënuan nga liderët e vendeve Perëndimore. Thuajse të gjithë njëzëri, bënë thirrje nga instancat përkatëse që të hetojnë rastin.