BOTA, 9 Prill 2022, 14:52

OKB: Më shumë se 4.4 milionë ukrainas janë larguar që nga fillimi i pushtimit

OKB: Më shumë se 4.4 milionë ukrainas janë larguar që

Më shumë se 4.4 milionë ukrainas janë larguar që kur Rusia nisi pushtimin me 24 shkurt, sipas OKB.

Sipas shifrave të publikuara sot nga agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, 4,441,663 refugjatë ukrainas janë larguar që nga fillimi i pushtimit.

Rreth 90% e personave që janë larguar nga Ukraina janë gra dhe fëmijë.

Rreth 210,000 persona të cilat nuk janë ukrainas janë larguar gjithashtu nga vendi, sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM). Rreth 7.1 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, sipas shifrave të publikuara nga IOM në fillim të kësaj jave.