BOTA, 9 Prill 2022, 15:23

Paralajmërimi për Perëndimin, Rusia nis stërvitjet ushtarake në Kalingrad

Paralajmërimi për Perëndimin, Rusia nis stërvitjet ushtarake

Rusia ka nisur stërvitjet ushtarake në Kaliningrad, një enklavë ruse në Detin Baltik, e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë, sipas agjencisë së lajmeve ruse Interfax, shkruan skynews.

Deri në 1000 personel ushtarak dhe më shumë se 60 njësi të pajisjeve ushtarake janë pjesë e operacionit. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko, paralajmëroi vendet europiane të mërkurën kundër çdo veprimi të mundshëm kundër Kaliningradit, duke thënë se “po luanin me zjarrin.”

20 avionë luftarak SU-27 dhe  SU-24 kryen trajnime gjatë natës, duke simuluar sulme ndaj objektivave ajrore dhe tokësore në Kaliningrad, tha Interfax.

Nuk ka asnjë të dhënë për arsyen e nisjes së operacioneve.