BOTA, 16 Maj 2022, 20:32

Suedia dhe Finlanda bëhen gati për në NATO/ Erdogan: Do të votojmë kundër anëtarësimit, dy vendet fshehin terroristë

Suedia dhe Finlanda bëhen gati për në NATO/ Erdogan: Do të

Presidenti turk Reccep Tajip Erdogan ka deklaruar se delegacionet suedeze dhe finlandeze nuk është e nevojshme për të vizituar vendin e tij pasi sipas Erdoganit Turqia e ka vendosur që do të votojë kundër anëtarësimit të tyre në NATO.

Anëtarët aktualë të NATO-s thanë më herët gjatë ditës së sotme se do të dërgonin diplomatë në Turqi për t’u përpjekur të kapërcenin kundërshtimet e vendit ndaj planit të tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Në përgjigje të këtyre deklaratave, Erdogani ka theksuar se Turqia nuk do të miratojë ofertat e tyre për t’u bashkuar me NATO-n.

Ai ka vënë në dukje se Suedia mbron terroristët kurdë duke i fshehur në vendin e saj, madje se ka terroristë edhe brenda parlamentit.

Turqia akuzon Suedinë dhe Finlandën për strehimin e njerëzve që sipas saj janë të lidhur me grupet që i konsideron terroriste, përkatësisht grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe pasuesit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016 kundër Presidentit Erdogan dhe qeverisë së tij.