TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bombardimet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Sievierodonetsk, kanë vrarë dhjetë civilë, sipas guvernatorit rajonal.
Krahu lindor i Ukrainës është përballur me bombardime të vazhdueshme nga forcat ruse në javët e fundit ndërsa trupat përpiqen të marrin kontrollin e rajonit, raporton Skynews.
Më herët presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka dërguar një mesazh falënderimi ushtarëve që mundën të zmbrapsnin trupat ruse nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.
Kujtojmë se forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në zonat veri-lindore ditët e fundit, duke i shtyrë rusët jashtë rrezes së artilerisë së qytetit që ka duruar me javë të tëra bombardime.
Gjatë ditës së sotme, një grup ushtarësh u fotografuan pranë një tabele kufitare të restauruar, me ngjyrat e flamurit ukrainas, që thuhet se kishin arritur në kufirin me Rusinë.
“Batalioni 227 i brigadës 127 të mbrojtjes territoriale të Ukrainës! Faleminderit shumë!” tha Zelensky, në një video të postuar në Instagram.