TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën dhe Suedinë, por se zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në territorin e tyre do të kërkonte një reagim nga Moska.
Duke folur për zgjerimin e NATO-s në një samit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të udhëhequr nga Rusia në kryeqytetin rus, ai thotë se është problem për Rusinë dhe është në interes të SHBA-së.
Shefi i Kremlinit gjithashtu ka thënë se Rusia duhet t’i kushtojë vëmendje shtesë atyre që ai thotë se janë planet e NATO-s për të rritur ndikimin e saj global.