BOTA, 16 Maj 2022, 17:06

Aplikimi në NATO/ Norvegjia: Do ta mbrojmë Suedinë dhe Finlandën me të gjitha mjetet

Aplikimi në NATO/ Norvegjia: Do ta mbrojmë Suedinë dhe

Pas konfirmimit se, Suedia se do të ndiqte hapat e Finlandës dhe do të aplikonte për anëtarësim në NATO, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda u zotuan së bashku për “fqinjët e tyre nordikë”, duke u ofruar mbështetje nëse sulmohen përpara se të shqyrtohen aplikimet e tyre përkatëse.

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere ka thënë se do t’i përkrahin fqinjët nordikë në çdo mënyrë në rast se sulmohen.

“Së bashku me Danimarkën e Islandën, Norvegjia qëndron në gatishmëri për të ndihmuar fqinjët nordikë në të gjitha mënyrat në rast se bëhen viktima të agresionit në territorin e tyre, para se të anëtarësohen në NATO”, ka thënë Stoere, raporton BBC.

Finlanda e Suedia kanë konfirmuar se do të aplikojnë për anëtarësim në NATO. Ky vendim është përcjellë me reagime nga Rusia.