TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hëna po përgatitet për tu “veshur me të kuqe.” Natën me 15 dhe 16 majit do të ketë eklipsin e saj të plotë, të ashtuquajturin “Hëna e Kuqe”.
Fenomeni do të jetë i dukshëm edhe nga Italia, por vetëm për pjesën e parë. Kulmi, për fat të keq do të jetë në agim, kur Hëna perëndon dhe për rrjedhojë nuk do të jetë e vëzhgueshme.
Unioni Italian i Astrofilëve (Uai) organizon një aktivitet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Astrofizikës (Inaf) i cili fillon në orën 21:00 të së dielës (15 maj), të cilin e transmetojmë drejtpërdrejt.
Eklipsi mund të shihet vetëm me një kusht, që të hiqni dorë nga gjumi.3
Ngjarja transmetohet drejtpërdrejt nga Projekti i Teleskopit Virtual, me imazhe nga Roma dhe Amerika, duke filluar nga ora 03.32 me orën italiane.
Gjatë procesit hëna merr ngjyrën karakteristike që i jep emrin fenomenit: kjo për faktin se në atë moment atmosfera e tokës drejton pjesën e kuqe të spektrit elektromagnetik drejt satelitit.
Kur Hëna të jetë plotësisht brenda konit të hijes, faza totale do të fillojë, në orën 05:29 me orën italiane, e cila do të arrijë maksimumin në orën 06:11.
Eklipsi i plotë do të jetë i dukshëm me sy të lirë, edhe pa ndihmën e dylbive apo teleskopit. Viti 2022 do të na ofrojë edhe një eklips të dytë, më 8 nëntor.