BOTA, 15 Maj 2022, 20:48

Pasi konfirmoi synimin për t’iu bashkuar NATO-s, flet kryeministrja e Suedisë: Kërkojmë garanci për sigurinë! Do jemi në pozitë të cenueshme nëse…

Pasi konfirmoi synimin për t’iu bashkuar NATO-s, flet kryeministrja e

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson ka folur pas shprehjes së vullnetit që vendi i saj t’i bashkohet NATO-s.

Në një konferencë për gazetarët, ajo deklaroi se Suedia ka nevojë për garanci formale të sigurisë për anëtarësimin në NATO.

Magdalena Andersson u shpreh se nëse Suedia do të ishte i vetmi vend në rajonin e Balltikut që nuk do t’i bashkohej NATO-s “do të ishin në një pozitë shumë të cenueshme”.

Siç kemi raportuar, Suedia ka konfirmuar synimin e saj për të aplikuar zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën.

Njoftimi i bërë nga socialdemokratët në pushtet vjen disa orë pasi Finlanda njoftoi se po kërkonte të ishte pjesë e aleancës.