BOTA, 15 Maj 2022, 21:25

Suedia dhe Finlanda mbështeten nga të gjithë për t’u anëtarësuar në NATO. Po Turqia pse është kundër?

Suedia dhe Finlanda mbështeten nga të gjithë për t’u

Suedia dhe Finlanda mbështeten në lëvizjet e tyre drejt anëtarësimit në NATO nga pothuajse të gjithë anëtarët e NATO-s – vetëm Turqia ka shprehur rezerva.

Ankaraja akuzon të dy vendet se i kanë dhënë mbështetje Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar një luftë të armatosur kundër qeverisë turke për dekada.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se Suedia dhe Finlanda duhet të ndalojnë mbështetjen e terroristëve në vendet e tyre, të ofrojnë garanci të qarta sigurie dhe të heqin ndalesat e eksporteve ndaj Turqisë.

Por më vonë ai shtoi se Turqia nuk po kërcënonte askënd.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken, zyrtarë të NATO-s dhe politikanë suedezë dhe finlandezë thonë të gjithë se janë të bindur se çdo shqetësim mund të adresohet.