BOTA, 10 Janar 2023, 13:48

Stoltenberg: NATO duhet të rrisë mbështetjen për Ukrainën

Stoltenberg: NATO duhet të rrisë mbështetjen për

NATO duhet të rrisë mbështetjen për Ukrainën, tha sot në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

“Ne jemi të vendosur ta çojmë bashkëpunimin midis NATO-s dhe BE-së në një tjetër nivel”, tha Stoltenberg, i cili shtoi se presidenti rus Vladimir Putin kishte “dështuar” në përpjekjet e tij për të përçarë aleatët perëndimorë për konfliktin në Ukrainë.

Bashkimi Europian dhe NATO nënshkruan të martën në Bruksel, selinë e të dy organizatave, një deklaratë të partneritetit që do të përcaktojë bashkëpunimin mes tyre gjatë viteve në vijim.

Kjo është Deklarata e Tretë e Përbashkët e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së.

Në ceremoninë e nënshkrimit në selinë e Aleancës morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.