TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trupat ukrainase janë shfaqur teksa luajnë futboll në fushën e betejës.
Pamjet e publikuara janë bërë tejet virale në rrjetet sociale dhe po bëjnë xhiron e botës.
Videot u shpërndanë nga Shoqata Ukrainase e Futbollit dhe vijnë pasi Ukraina po forcon mbrojtjen e saj në rajonin lindor të Donbasit dhe zmbraps sulmet e vazhdueshme ndaj Bakhmutit.
Warriors play football anywhere, anytime and under any conditions. That is why they are the best football players, winners of the special championship of Ukraine and winners on the battlefield.
— UkraineWorld (@ukraine_world) January 9, 2023
Source: the Ukrainian Association of Football pic.twitter.com/E8SM3fNG73
Javën e kaluar, Franca, Gjermania dhe SHBA njoftuan plane të reja për të dërguar automjete të blinduara në Ukrainë.
Por Kremlini tha se dërgesat e reja të armëve perëndimore në Kiev do të “thellonin vuajtjet e popullit ukrainas” dhe nuk do të ndryshonin rrjedhën e konfliktit.
Kujtojmë se lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti dhe mijëra personel ushtarak dhe civilë kanë humbur jetën, pas agresionit të pajustifikuar të Rusisë.