TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përleshjet janë duke u zhvilluar mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë bashkisë së Stambollit, ku mijëra njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.
Këtë e kanë bërë të ditur mediat lokale duke publikuar një video ku shihet policia duke përdorur gaz lotsjellës kundër një grupi protestuesish.
Momente tensioni u raportuan edhe pranë gjykatës së Stambollit, ku Imamoglu po dëgjohet nga gjyqtarët dhe ku një grup avokatësh dhe oficerë policie u përplasën me njëri-tjetrin.