TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka hequr lejet e sigurisë një proces që i jep një individi lejen për të pasur qasje në informacion të klasifikuar ose sensitive, rivalëve e tij demokratë të mposhtur më parë në zgjedhje, Kamala Harris dhe Hillary Clinton, si dhe një numri ish-zyrtarësh të tjerë të lartë.
Kjo masë vjen pasi Trump tha në shkurt se po revokonte lejen e sigurisë për paraardhësin e tij Joe Biden. Ai e konfirmoi këtë lëvizje në njoftimin e fundit, duke shtuar se ai po revokonte gjithashtu lejen e sigurisë për “çdo anëtar tjetër” të familjes Biden.
“Kam vendosur se nuk është më në interesin kombëtar që individët e mëposhtëm të kenë qasje në informacionin e klasifikuar”, thuhej në memorandumin e Trump.
Ish-presidentët e SHBA-së dhe zyrtarët e lartë të sigurisë zakonisht e mbajnë lejen e tyre të sigurisë për mirësjellje, shkruan BBC.
Ish-sekretari i shtetit Antony Blinken dhe ish-ligjvënësit republikanë Liz Cheney dhe Adam Kinzinger ishin gjithashtu në listën e atyre që humbën lejet e tyre të sigurisë, si dhe Fiona Hill, një ish-këshilltare për çështjet ruse në administratën e parë të Trump.
Emrat e tjerë ishin: Jake Sullivan, Lisa Monaco, Mark Zaid, Norman Eisen, Letitia James, Alvin Bragg, Andrew Weissmann dhe Alexander Vindman.
Trump më herët kishte tërhequr lejet e sigurisë për dhjetëra ish-zyrtarë të inteligjencës, të cilët ai i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të Bidenit pa ofruar prova.
Në vitin 2021, Biden, president në detyrë në atë kohë e ndaloi rivalin e tij të mposhtur Trump që të kishte qasje në informacionet e inteligjencës duke përmendur “sjelljen e tij të çrregullt”.