TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vladimir Putin është "lutur për mikun e tij" kur Donald Trump ishte viktimë e një atentati gjatë fushatës elektorale në korrikun e kaluar. Mund të duket e pazakontë, por kjo gjë është bërë e ditur nga i dërguari special i presidentit amerikan, Steve Witkoff, i cili ka treguar atë që i ka rrëfyer presidenti rus gjatë takimit të tyre të fundit në Moskë.
“Kur presidenti u plagos, ai (Putin) shkoi në kishën e tij, takoi priftin e tij dhe u lut për presidentin,” tha Witkoff në një intervistë për Tucker Carlson në Fox News, duke shtuar se Putin "ndien miqësi" për miliarderin amerikan dhe "u lut për mikun e tij". Witkoff e ka treguar këtë histori edhe për Trumpin, i cili, sipas tij, mbeti "qartësisht i prekur".
Gjithashtu, i dërguari special i SHBA-së zbuloi se Putin ka porositur një "portret të bukur" të Trumpit, realizuar nga një artist i njohur rus, dhe ia ka dhuruar ish-presidentit amerikan.
Trump ka shprehur disa herë, madje edhe pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, admirimin e tij për presidentin rus, duke e cilësuar atë si “një gjeni” dhe “një lider të fortë”, kujton sot Politico.