TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dërguar urimet më të ngrohta për të gjithë ata që festojnë festën e lNevruzit, duke shprehur mirënjohjen për popullin persian dhe kontributet e tij të çmuara në fusha të ndryshme.
Në mesazhin e tij, Presidenti Trump theksoi se Novruzi shënon fillimin e pranverës dhe Vitin e Ri Persik, një kohë për të reflektuar mbi vitin që kaloi dhe për të pritur me shpresë dhe optimizëm të ardhmen.
Ai gjithashtu vlerësoi kulturën e pasur persiane dhe arritjet e jashtëzakonshme të popullit persian në fushat e matematikës, shkencës, ligjit, teknologjisë dhe artit. Në emër të Shteteve të Bashkuara, Trump uroi një festë të gëzuar për të gjithë.
"Urimet më të përzemërta për të gjithë ata në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin që festojnë festën e lashtë të Nevruzit.
Nevruzi është një rast i gëzueshëm për popullin pers, duke shënuar fillimin e pranverës dhe Vitin e Ri Persian. Kjo traditë e kahershme paraqet një kohë për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar dhe për t'u përgatitur për pranverën e ardhshme me një frymë të përtërirë optimizmi.
Populli Persian me kulturën e tij të gjallë dhe talentet e jashtëzakonshme në fusha të tilla si matematika, shkenca, ligji, teknologjia dhe artet, që japin shumë kontribute integrale për shoqërinë. Në emër të Shteteve të Bashkuara, shpreh urimet e mia më të mira për një festë të gëzueshme. Gëzuar Nevruzin!", shprehet Trump.