BOTA, 4 Qershor 2024, 17:27

Spitalet e Londrës bien pre e sulmit kibernetik

Spitalet e Londrës bien pre e sulmit kibernetik

Disa spitale në Londër janë goditur nga sulme kibernetike të cilat kanë shkaktuar një incident madhor duke dëmtuar funksionimin e tyre. 

Sulmi kibernetik ka bërë që operacionet të anullohen dhe pacientët e urgjencave të transportohen në spitale të tjera. 

Raportohet se ky sulm ka ndodhur në spitalet që janë në partneritet me Synnovis, i cili mundëson shërbimet e patologjisë. 

Mes spitaleve të prekura nga sulmi janë, Guy's and St Thomas', King's College Hospital dhe Evelina London Children's Hospital. 

Incidenti ka patur impakt të madh mbi tranfuzionet e gjakut dhe rezultatet e testeve. 

Sipas burimeve të Health Service Journal, sulmi ka qenë i tipit ransomware. Në këto raste sulmi kibernetik kyç të dhënat e sistemit dhe nuk lejon që përdoruesit të kenë akses. Më pas zakonisht sulmuesit kërkojnë haraç, për të mundësuar zhbllokimin e sistemit.