BOTA, 3 Qershor 2024, 17:28

Japonia ‘shkundet’ nga një tërmet i fortë, ja sa ishte magnituda

Japonia ‘shkundet’ nga një tërmet i fortë, ja sa

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 6 i shkallës Rihter ka goditur Gadishullin Noto. Siç raportohet, tërmeti goditi vendin rreth orës 6:31 të mëngjesit të së hënës dhe vlerësohet të ketë qenë 14 kilometra i thellë.

Pesë shtëpi që ishin dëmtuar pjesërisht nga tërmeti i 1 janarit, janë shembur në qytetin Wajiima, kurse dëme të mëdha materiale nuk raportohen, kanë bërë të ditur nga prefektura Ishikawa.

Operatorët hekurudhor thonë se shërbimet e trenave me plumb Hokuriku Shinkansen dhe Joetsu Shinkansen u pezulluan përkohësisht për shkak të një ndërprerjeje të energjisë.