TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën 24 të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive me armë zjarri në Ohajo, në SHBA.
Sipas raportimeve nga BBC, të shtënat ndodhën pak pas mesnatës. Oficerët mësohet se në vendngjarje zbuluan dhjetëra gëzhoja plumbash dhe një armë.
Deri më tani askush nuk është arrestuar apo identifikuar si i dyshuar, ndërsa një hetim është duke u zhvilluar, ka konfirmuar Departamenti i Policisë Akron.
Në një deklaratë për BBC, forcat policore janë shprehur se të paktën 25 persona ishin qëlluar, një prej të cilëve ishte vrarë.
Ai gjithashtu konfirmoi se shumë nga lëndimet e të plagosurve nuk ishin kërcënuese për jetën, por shtoi se disa ishin në “gjendje më të rëndë”.
Kryetari i bashkisë së Akronit, Shammas Malik dhe shefi i policisë Brian Harding më vonë lëshuan një deklaratë të përbashkët në mediat sociale duke premtuar se do të “sjellin përgjegjësit para drejtësisë”.
Ai gjithashtu siguroi këdo që kishte informacion në lidhje me të shtënat, se ata mund të dilnin në mënyrë anonime dhe të dëshmonin.