BOTA, 4 Qershor 2024, 13:46

“Motive ekstremiste islamike” pas sulmit me thikë në Gjermani

“Motive ekstremiste islamike” pas sulmit me thikë në

Autoritetet në Gjermani thanë se kanë zbuluar prova se personi që kreu sulmin me thikë, javën e kaluar në qytetin Manhajm, kishte “motive ekstremiste islamike”.

Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, shkroi në platformën X se “ka indikacione të qarta për një motiv islamik” dhe se prokurorët federalë – përgjegjës për terrorizmin dhe çështjet e sigurisë kombëtare – do t’i marrin përsipër hetimet.

Zyra e prokurorit federal konfirmoi se i ka nisur hetimet.

Hetuesit thanë se sulmuesi i dyshuar, një 25-vjeçar nga Afganistani, i cili ka jetuar në Gjermani që nga viti 2014, ka goditur me thikë disa anëtarë të një grupi që e përshkruan veten si “kundërshtar i islamit politik”.

Pesë anëtarë të grupit “Pax Europa” u plagosën, ashtu si edhe një oficer i policisë, i cili bëri përpjekje ta ndalonte sulmin.

Polici 29-vjeçar vdiq të dielën nga plagët e marra.

Sulmuesi u qëllua dhe u plagos nga policia në vendngjarje.