TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përpara vizitës së tij në Manila, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia po përdor diplomatët kinezë për t’i bindur vendet që të marrin pjesë në samitin e ardhshëm të paqes në Zvicër.
Bëhet e ditur se Volodymyr Zelensky udhëtoi për në Filipine për t’u kërkuar liderëve rajonalë që të marrin pjesë në një samit të ardhshëm të paqes globale të organizuar nga Zvicra.
Duke mbërritur pa paralajmërim dhe nën masa të rrepta sigurie në Manila, Zelensky u mirëprit në tapetin e kuq në pallatin presidencial përpara se të takohej me homologun e tij filipinas, Ferdinand Marcos Jr.
Presidenti ukrainas falënderoi Marcos që pranoi të marrë pjesë në samitin e paqes, i cili do të zhvillohet në Zvicër më 15-16 qershor, shkruan euronews.