TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e bashkisë së Cotija në Meksikë, Yolanda Sánchez Figueroa, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga disa persona të panjohur mbrëmjen e së hënës.
Sipas mediave lokale, të panjohurit i zunë pritë Figueroas teksa ajo hynte në një palestër me truprojën e saj.
Sipas të njëjtave burime, kryebashkiakja pas të shtënave, është dërguar menjëherë në spital ku më pas ka humbur jetën.
Figueroa u rrëmbye në shtator të vitit 2023 në qytetin e Zapopanit, kur persona të armatosur i zunë pritë makinës së saj ndërsa ajo po ngiste.
Në atë kohë, u mësua se një nga organizatat kriminale aktive në Meksikë e kishte kërcënuar me vdekje Figueroa-n para rrëmbimit të saj.
